TIRANE- Pas vendimit të Gjykatës së lartë për pushimin e çështjes ndaj ish ministrit të mbrojtjes, Fatmir Mediu, ka reaguar menjëherë kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama. Kreu i selisë rozë përmes një mesazhi në Twitter e cilësoi të turpshëm pushimin e çështjes ndaj ministrit të Mjedisit, Fatmir Mediu.
Në mesazhin e tij Rama shkruante: “Pushimi i çështjes së Gërdecit është një tjetër hallkë e turpshme në zinxhirin që tërheq Shqipërinë zvarrë drejt rrënimit të mëtejshëm. Si për ironi të fatit çështja e Gërdecit pushohet në Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut!”.
Gjykata e Lartë pushoi sot çështjen ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu, i cili akuzohet nga të dëmtuarit e Gërdecit për plagosje të rëndë nga pakujdesia.





