Kryeministri Edi Rama gjatë rrugës duke shkuar për në Thumanë, u ndal në një lokal të Dervenit, ku bisedoi me pronarin e tij. Në fokus të pyetjeve të kryeministrit ishin pagat e luftës.
Sipas kreut të qeverisë, janë qindra mijëra shqiptarë që kanë marrë ndihmën, ndërsa po vazhdon puna për t’ua dhënë edhe atyre që kanë ngelur pa e marrë.
Edi Rama: Pagat e luftës i more? Të vërtetën?
Gjoni: Të gjithë. S’ka rrena tashi, rrena i ka këmbët e shkurtra. Të gjitha pagat e luftës i kemi marrë.
Edi Rama: Po ti i more pagat?
Kamarieri: Po i mora të treja.
Edi Rama: Rastësisht u takuam këtu se jemi duke vizituar kantieret e rindërtimit dhe faktet janë fakte. Janë duke shkuar afër çerek milioni shqiptarë që kanë marrë pagat e luftës. Gjoni është njëri prej tyre. Ose tre paga ose 400 mijë lekëshin sipas kategorive. Askush nuk ka mbetur vetëm dhe po bëjmë verifikime dhe po u shkojmë nga mbrapa t’u japim pagat, kokërr leku më kokërr leku.





