TIRANË-Deklaratat e PS mbi pasuritë e fëmijëve të kryeministrit kanë sjellë reagime të njëpashnjëshme nga të dyja kampet politike.

Pas deklaratës së sotme të Argita Malltezit dhe bashkëshortit të saj, ka reaguar kryesocialisti Edi Rama. 

Në vazhdën e konferencës në Twitter, Rama tha se, “Njerëz të dëshpëruar bëjnë gjëra të dëshpëruara!

Tani Kryeministri ka përshirë edhe kalamajtë në prodhimin e baltës antiopozitare.

Po kam përshtypjen se kjo provon shqetësimin serioz të opozitës se qeveri e familje janë një!

E kjo cënon rëndë interesin publik”