Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij në Samitin për procesin e Berlinit nuk la pa përmendur akuzat e sekretares së brendshme britanik Suella Braveman  e cila duke akuzuar shqiptarët ngriti alarmin për emigrimin e tyre drejt Mbretërisë së Bashkuar.

Kryeministri Rama tha se në Britani shqiptarët janë integruar, duke shtuar se Britania duhet të mësojë nga Gjermania për menaxhimin e situatave të tilla.

“ Gjermania vite më parë pati një problem të ngjashëm, me njerëz nga rajoni ynë, por edhe nga Shqipëria shkuan dhe nuk dëgjova asnjë politikan gjerman të flasë për pushtim nuk dëgjova një ministër të brendshëm të flasë e të thotë që shqiptarët janë kriminelë e të sjellë kriminel. Pashë një respekt për shqiptarët dhe për të ecur në mënyrë konkrete dhe duke i dhënë fund asaj trazie në mënyrën më dinjitoze dhe më të respektuar. Ndaj në vend që të ndizej një narrativë e çmendur pushtuesish dhe gangsterësh përfaqësuesit britanik duhet të vijnë në Gjermani e të ndreqin problemet e veta. më duhet të kujtoj se qytetarët tanë që kanë mbërritur në Francë kanë qenë të ligjshëm. Nëse ka problem mes Kanalit dhe Francës le të gjejnë një zgjidhje, ne jemi të lumtur të bashkëpunojmë, por nuk do ta pranojmë këtë retorikë. Shqiptarët janë të integruar në Britani, dhe nuk janë miliona. Ka një 1200 drejtues biznesesh që janë shqiptarë, ka akademikë të mirë respektuar kur vjen fjala për kriminelët në burgjet britanike janë më pak se 1 %. Të flasësh për gangsterë tingëllon si një britmë nga një çmendinë”, tha Rama.

Scholz: Jam i sigurt që lëvizja e lirë për qëllime punësimi është mjaft e mirë. Keni të drejtë që thoni që rrjedhja e trurit është një problem. Por po të shihni Gjermaninë do të shihni që ka shumë gjermanë në mbarë Europën, ndonjëherë kthehen e ndonjëherë jo. Por çfarë mund të bëjmë për njerëzit që të mos ikin? Është një mundësi e mirë ekonomike si edhe shpresa.

Von der Leyen: Sa më pranë i afrohemi anëtarësimit aq më pak është efekti i rrjedhjes së trurit. Të mbash të rinjtë afër është një çështje mjaft e vështirë. Por ka shumë shembuj ku mund të mësojmë. Këtu i ngrit çështja e Universiteteve dhe kjo është një çështje që mund të zhvillohet më në thellësi.