Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur vendimin e Gjykatës në Colmar të Francës për lirimin e kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinajt.
Përmes një postimi në rrjete sociale, kryeministri shprehet se me këtë vendim të gjykatës franceze, drejtësia është vënë në vend.
“Ramush mirë se zbret sot edhe njëherë fitimtar në Prishtinën tonë. KrenarpërUÇK, e drejta vonon po nuk harron. Respekt”, shkruan Rama.
Gjykata e Colmarit në Francë vendosi sot lirimin e Ramush Haradinajt, i cili ndodhej në Francë që prej 4 janarit të këtij viti, kur u ndalua nga autoritetet franceze në bazë të një urdhër arresti të Serbisë të vitit 2004, ku akuzohej për krime të kryera ndaj komunitetit serb dhe atij rom.





