10 maj 2015 – Kryeministri Rama, në emër të qeverisë që drejton, reagoi vetëm sot në mbrëmje për ngjarjen në Kumanovë. “Qeveria e Republikës së Shqipërisë ka ndjekur me vëmendje të veçantë dhe shqetësim të madh zhvillimet tragjike të orëve të fundit në Kumanovë të Maqedonisë. Duke shprehur keqardhjen më të thellë për humbjen e jetëve njerëzore, Qeveria e Shqipërisë mbron bindjen se në asnjë rrethanë nuk mund të lejohet që kriza në Maqedoni të përshkallëzohet”, tha Rama. Sipas tij, vonesa e reagimit erdhi se, “do të ishte e papranueshme humbja e drejtpeshimit në raport me këtë ngjarje dhe kurrsesi nuk duhet lejuar që kriza politike e Maqedonisë të konvertohet në një krize ndëretnike, e cila do të ishte shkatërrimtare për Maqedoninë”.

Qeveria shqiptare tha se e dënojnë ngjarjen dhe se kërkojnë zbardhjen e plotë të saj.

 

 

 

Agjencia e lajmeve “Dyrrah”