Kryeministri Edi Rama, i cili prej disa ditësh po përdor shprehje të huazuara për të sulmuar opozitën dhe Presidentin, ka bërë të njëjtën gjë edhe sot.
Duke përdorur një thënie të Martin Luther King për protestën e nesërme të opozitës, Rama shkruan në një postim në Facebook, se protestat e dhunshme nuk të çojnë drejt fitores.
“Përtej aspektit moral, limiti i protestave të dhunshme qëndron në faktin se ato s’të çojnë në fitore dhe këtë e dinë edhe ata që i bëjnë. Pra protesta e dhunshme s’është revolucionare po reaksionare, sepse ndjell humbjen”, shkruan Edi Rama.
Ditën e hënë në orën 20:00, opozita e bashkuar ka paralajmëruar protestën e saj të 10-të kombëtare dhe të parën pas zgjedhjeve të 30 qershorit.





