TIRANË, 30 mars 2013 – “Konventë programi për punësimin ku puna e vetme është sharja e opozitës!”
Kështu e ka cilësuar kreu i PS-së, Edi Rama Konventën e PD-së, që nisi punimet pasditën e sotme në Pallatin e Kongreseve.
Në një reagim në profilin e tij në Twitter, Rama shkruan se gjithçka tjetër veç sharjeve është një kopjim i programit të PS.
“S’kanë faj vetëm këtë punë dinë dhe për këtë punë janë punësuar:-). Të tjerat janë vec kopjim i programit tonë, kishin 8 vjet t’i bënin po tani po i mësojnë prej nesh #23 qershori koha për të ikur!”- shkruan ai.
Rama ka kërkuar pushimi nga puna në 23 qërshor të këtyre pushtetarëve parazitë antiopozitarë e kjo sipas tij, do të hapë rrugën për 300 mijë vende të reja pune!
Më herët, fill pas njoftimit të Berishës për mbajtjën e Konventës, Rama reagoi po në profilin e tij në Twitter.
“Keni hapur 200 mijë vende pune si thoni ju apo keni humbur në 4 vjet 51 mijë si thotë Instati juaj? Le të bëjmë një debat e ta shohim këtë!”- shkruan Rama në profilin e tij në Twitter.
Ai ka vijuar akuzat për vjedhjen e programit të PS nga ana e kryeministrit. “Sot vetëm orën nuk kanë kopjuar për konventën e programit:-) Sa më shumë kopjon aq më fort vulosin programin tonë”- shkruan Rama, duke shtuar se ndihet krenar për PS dhë Rilindjen.





