Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas takimit me ambasadoren e SHBA në Tiranë, Yuri Kim. Në një postim në mediat sociale, Rama ka falenderuar Yuri Kim dhe shton se është lajm i mirë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës do rrisin shumën që deklaruan në Bruksel për të ndihmuar Shqipërinë. 

Më tej, kryeministri shkruan se ka nisur dhe puna për Akademinë e Sigurisë që realizon kërkesën e tij në procesin e rindërtimit. 

“Falenderoj ambasadoren e SHBA për lajmin e mirë se SHBA do ta rrisin shumën e deklaruar në Bruksel për Rindërtimin. Nisja e punës së përbashkët për Akademinë e Transparencës realizon një kërkesë tonën ndaj miqve të çmuar për ta bërë Rindërtimin shembull edhe në këtë aspekt”, shkruan Rama në mediat sociale.