Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë në lidhje zjarret e mëdha që kanë “pushtuar” vendin tonë në këto ditë të nxehta.
Rama ka publiukuar një në “Fcebook” një video të Forcave të Ushtrisë dhe trupave Rangers, që janë angazhuar me helikopterë për shuarjen e flakëve, ndërsa thekson se puna e tyre në terren meriton respekt e inkurajim.
“Angazhimi disaditor për shuarjen e zjarreve në Karaburun e jo vetëm, nga Forcat e Ushtrisë dhe trupat Rangers në terren meriton respekt e inkurajim, në një kohë kur shumë vende po përballen me kërcënimin e zjarreve. #SkaKohëPërPushim”, shkruan kryeministri.





