Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë për lajmin se Komanda Amerikane e Operacioneve Speciale për Europën do të ngrejë Shtabin e saj Pararojë në Shqipëri.

Nga Gjermania doli deklarata e Komandës së Forcave Operacionele të SHBA, e cila operon për Europën dhe ka vendosur të ngrejë në Shqipëri një shtab të bazës së Forcave Operacionale Speciale, vendndodhja e selisë në Shqipëri do të sigurojë një ndërveprueshmëri më të madhe me aleatët tanë shqiptarë, dhe një fleksibilitet më të madh logjistik“, tha Rama.

Gjithashtu ai shtoi se “Po e prisnim me padurim këtë lajm kaq të mirë.”

Kreu i qeverisë falenderoi dhe ambasdoren Yuri Kim për kontributin që ka dhënë.

“Kishim kohë që punonim. Dua të falenderoj publikisht, diçka që se kam me fort qejf kur e bëjë por kur duhet bërë duhet bërë. Realisht ambasadorja Yuri Kim duhet falenderuar për lehtësimin e jashtëzakonshëm që i ka bërë këtij ndërveprimi, duke na mundësuar që të jemi në një komunikim të nivelit më të lartë prej një kohe të qëndrueshme”, tha Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë.