Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish pas kapjes së Klement Balilit, i njohur ndryshe si “Eskobari i Ballkanit”. Në fakt Rama iu është përgjigjur me një lojë fjalësh akuzave të opozitës dhe komenteve të ndryshme të ardhura si nga PD ashtu dhe nga LSI.
“Kur kapen janë ata që na kapin ne! Kur dorëzohen jemi ne që u dorëzohemi atyre! Kur nuk kapen jemi ne që s’i kapim dhe kur nuk dorëzohen janë ata që na e hedhin! Ky është avazi opozitar prej 5 vitesh e gjysëm po kjo e sotmja u djeg posaçërisht, e s’kanë faj fare, as njëri as tjetri”





