Kryeministri Edi Rama thotë se Reforma në Drejtësi në Shqipëri po jep rezultate.
Në fjalën e tij me dy zyrtarët e BE-së, Borrell dhe Varhelyi, pas mbledhjes së Këshillit të Stabilizim-Asocimit Shqipëri-BE që u mbajt në Tiranë, Rama theksoi se kjo reformë po godet persona të lidhur me pushtetin.
Duke marrë shkas edhe nga arrestimi me urdhër të SPAK i kryebashkiakut socialist të Bulqizës Lefter Alla, Rama theksoi se Qeveria dhe PS nuk ofrojnë shërbime avokatie për askënd.
“Sot me mbledhjen për herë të parë të Këshillit të Stabilizim-Asocimit jashtë Brukselit ju na keni dëshmuar edhe njëherë tjetër respekt, përkushtim dhe vullnet të palëkundur për të na mbështetur në këtë rrugë që tani është e çelur, e drejtë dhe natyrisht jo pa vështirësitë e veta. Nga ana tjetër duke folur për Shqipërinë ne jemi shumë të lumtur sot që të konstatojmë se gjërat kanë shkuar sipas parashkimeve. Ne sot mund të konstatojmë ecurinë e Reformës në Drejtësi.
Ka flluar të japë frute domthënëse. Nuk është fushë me lule, ka dhe ajo ferrat dhe gropat e veta, por në Shqipëri po ndodh ajo që deri shumë pak kohë përpara askush nuk e imagjinonte. Drejtësia në Shqipëri, institucionet e reja, SPAK po godet njerëz, individë të lidhur me pushtetin apo jo, siç nuk ka ndodhur kurrë në historinë e këtij vendi dhe po tregon që koha e të paprekshmëve dhe koha e të stehuarve në ombrellën pushtetit ka mbaruar. Jam krenar që në rajon Shqipëria është i vetmi vend që e ka hedhur këtë hap. Refoma po jep rezultate, natyrisht që zbatimi ka problemet e veta, por ne nuk i kemi vëmë në asnjë moment në diskutim ato që drejtësia e re vendos. E kemi mbështetur vazhdimisht dhe do vazhdojmë ta bëjmë të qartë që cilido ka punë me drejtësinë duhet të marrë avokat. PS dhe qeveria nuk ofrojnë shërbime avokatie për askënd dhe kjo është arritje domethënëse e Shqipërisë, një proces ku ne duam të hyjmë në një fazë të re më prokurimet publike, po përgatisim një reformë që do përmbysë sistemin e prokurimeve publike”.
Kryeministri foli edhe për marrëveshjen e ofruar nga BE për Kosovën e Serbinë, duke e konsideruar një dokument domethënës.
“Më vjen shumë mirë që atmosfera e kësaj mbledhje ishte jashtëzakonisht pozitive. Kemi dakordësi të plotë në të gjithë boshtin e kësaj marrëdhënie strategjike, Shqipëria sot nuk është më në fund të trenit të integrimit, por është në krye në këtë rajon ku roli ynë vlerësohet si model në aspektin e promovimit të paqes, dialoguar, të normalizimit dhe më lejoni t’ju them që ne e shohim me admirim përpjekjen tuaj për normalizimin e marrëdhënies midis Kosovës dhe Serbisë. Në këndvështrimin tonë, dokumenti është gjëja më e mirë që mund t’i ndodhë Kosovë dhe Serbisë dhe dua të besoj që asnjëra palë nuk do t’ja lejojnë vetes të mos e përqafojnë plotësisht dokumentin dhe programin e implementimit të tij”, deklaroi Rama.