Rama “përplaset” me komentuesit për vrasjet në vend.
Teksa një qytetar i kërkon të hapë vende pune, pasi “njerëzit po vrasin të pafajshmit”, Rama thotë se Shqipëria është një vend me kriminalitet mesatar në Europë.
Komentuesi: Hap punët more zotëri rrit pagat se po shkallojnë njerëzit në Shqipëri, po vrasin të pafajshmit. Vetëm vjedhje dhe krime po ndodhin. As në të gjithë Europën s’po ndodhin kaq shumë sesa në Shqipëri.
Edi Rama: Je gabim shumë ti Albania Al, se Shqipëria hyn mes vendeve me kriminalitet mesatar në Europë, ndërkohë qe pagat rriten me punë e me zhvillim, siç janë rritur e do të vazhdojnë të rriten hap pas hapi, jo me llafe po me mund e me durim!
Ndërkohë një tjetër qytetar i kujton kryeministrittë vendosë doreza kur pastron mbeturina, pasi sipas tij ul figurën e kryeministrit. Kjo mesa duket nuk është pritur dhe aq mirë nga kreu i qeverisë, i cili iu përgjigj duke i thënë se me rëndësi është ajo që thuhet dhe jo ajo që preket.
Qytetari: Vetëm përdor dorashka kur i futesh vetë punës se ule figurën e kryeministrit.
Rama: Nje fjale e urtë thotë nuk ka rendesi çfare prek me dore, ka rëndësi çfarë nxjerr nga goja.