Në përgjigje të akuzave që i vijnë nga kundërshtarët, kryeministri Edi Rama në një takim me operatoret turistikë të qytetit të Përmetit, thekson se projektet e Rilindjes Urbane kanë dhënë impakt direkt në rritjen e turizmit dhe në mënyrën me domethënëse në këtë zonë.

Rama u kërkon sipërmarrësve të aplikojnë për tu bërë përfitues të fondit të garancisë për bujqësinë dhe të integrojnë ofertën e tyre turistike në paketa ku mund të përfshijnë dhe bashkëpunimin me fermerët e zonës.

Ulja e taksës së turizmit, por dhe programet e Bankës Botërore për nxitjen e turizmit për Ramën kanë dhënë më shumë mundësi financiare për Përmetin, por dhe për qytete të tjera me potencial turistik.