I ftuar në emisionin “7 ditë pa Ermalin”, kryeministri Edi Rama ka rrëfyer historinë e fotos së famshme të tij duke ngrënë makarona.

“Ishin vitet 1993-1994. Ne ishim një grup i madh shqiptarësh Francë. Në atë mensën ku shkonim, shërbenin si vullnetarë disa djem dhe vajza. Problemi ishte se na sillnin disa “pjata franceze”. Një ditë protestuam se vdiqëm për të ngrënë. Ishim bërë si “Lulëkuqet mbi mure”. Protestuam me parullën: “Duam mish e makarona!” Më në fund na i sollën dhe kjo foto është bërë në këtë kontekst: “Uria e refugjatëve”.

Ndërsa kapuçin e kam vënë në shenjë solidarizimi me Bosnjën ku po luftohej në atë kohë dhe bota ishte indiferente. Kapuçin e vura për të thënë: Unë jam mysliman”, tha Rama duke shkaktuar të qeshura të mëdha në publik.