Rreth 150 mijë fëmijë kanë përfituar bonusin e bebes përgjatë 3 viteve. Kryeministri Edi Rama ka ndarë më ndjekësit e tij në rrjetet sociale këtë lajm. Bonusi i bebes është programi i qeverisë që mbështet të porsalindurit.

“Mirëmëngjes, dhe me kënaqësinë e krenarinë për thuajse 150 mijë fëmijë, të cilët kanë përfituar bonusin e bebes në 3 vite, me programin tonë të ri të mbështetjes për çdo të porsalindur, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.