Gazetari Auron Kalaja thotë se kryeministri Edi Rama nuk është shfaqur në publik prej 4 ditësh, për shkak të çështjes “McGonigal”.
Në një intervistë për Euronews Albania, Kalaja u shpreh se Rama ka ndryshuar agjendën e tij.
Sipas Kalasë, Rama ka qenë i ftuar në një eveniment sportiv nga kreu i FSHF-së, Armand Duka, por nuk shkoi.
“E vërteta është që këtu kemi një emër, emri i kryeministrit Edi Rama, i cili në mos gaboj, ka 4 ditë që nuk shfaqet as në publik. Ka ndryshuar agjendën e tij. Mbrëmë ka qenë i ftuar te Armand Duka. Zoti Duka tha që ai është i sëmurë, ne i urojmë shërim të shpejtë, por ai duhet të dalë dhe të flasë publikisht për këtë çështje.
Edhe ambasada e SHBA-ve në Shqipëri duhet të shprehet për këtë çështje, për hir të trancparencës dhe pro amerikanizmit tonë që ne kemi. Jemi, besoj populli më pro amerikan në Evropë dhe një ndër tre në botë”, theksoi ai.