Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas takimit të gjatë që pati ditën e sotme me studentët e Universitetit të Vlorës.

Në një postim në Twitter, Rama shkruan se ka patur një dialog intensiv në Universitetin "Ismail Qemali" me shumicën që bashkëbisedon e pakicën që refuzon të dëgjohet.

"Dialog intensiv në Universitetin Ismail Qemali me shumicën që bashkëbisedon,e na jep mundësi të mësojmë më shumë nga hallet e problemet specifike studentëve të çdo dege, dhe me pakicën që flet po refuzon të dëgjojë, duke më thënë kemi frikë se na mbush mendjen. Flm të gjithëve."