TIRANE, 7 maj 2013- Kreu i opozitës Edi Rama nënvizon lehtësimin e tij me përfundimin e listave të deputetëve. Ai shprehet në Twitter:

“Më në fund s’do flitet për lista po për Shqipërinë që duam. Qysh nesër në Kopenhagen, me Kryeministrin e një vendi fantastik që duam ta kemi më pranë. Drejt Danimarkës me deputetët Ditmir Bushati dhe Ermonela Felaj për të treguar programin e ambicien tonë për të rilindur Shqipërinë”.