Teksa situata mjedisore në Durrës vijon të jetë kritike për shkak të mbetjeve urbane, vjen një reagim nga kryeministri Edi Rama.

Përmes një postimi në Twitter, Rama siguron durrsakët se s’do të ketë hedhje plehrash në asnjë zonë të bashkisë në këtë fazë tranzicioni.

“Në vend që ta dizinformojnë publikun dhe të keqpërdorin shqetësimin qytetar, për audiencë dhe për të nxitur shfaqjet e pakënaqësisë që ushqehet me lajme të rreme, mediat duhet t’u thonë durrsakëve se s’do të ketë hedhje plehrash në asnjë zonë të bashkisë në këtë fazë tranzicioni!”, shkruan kreu i qeverisë.