Kryeministri Edi Rama ka publikuar në “Facebook”, disa foto nga Bulevardi “Ismail Qemali” në Vlorë, krahas së cilave shkruan se pas dekadash degradimi e zymtie të pistë po rritet fuqia tërheqëse e qytetit turistik. Përmes postimit në rrjetet sociale, kryeministri u ka prezantuar ndjekësve të tij punimet e bëra në këtë shesh.

Postimi i plotë:

Pak nga pak po del në dritë edhe Bulevardi “Ismail Qemali” në Vlorë, ku pas dekadash degradimi e zymtie të pistë, po rritet fuqia tërheqëse e qytetit turistik, vlera e apartamenteve e njësive tregtare, mundësitë e punësimit e të vetëpunësimit përmes shërbimeve, interesi për investime të mëdha private në turizëm.

Gur gur bëhet mur e mur mur bëhet kalaja, duke përballuar padurimin epik të vlonjatëve dhe sharjet e përqeshjet e atyre që për çdo punë kanë një llaf të keq për të thënë.

Së shpejti Sheshi i Ri i Flamurit dhe të tjera akoma…

#VloraqëDuam
#ShqipëriaqëDuam