Kryeministri Edi Rama nga një subjekt në Kamëz ka folur për pagat e punonjësve.

Gjatë fjalës së tij, kryeministri Rama ka theksuar se nëse dikur flitej që ka vende pune, por nuk ka specialistë, sot rrezikon të mos ketë krahë pune.

Kryeministri Rama është shprehur se qeveria po bën një analizë të thellë dhe së shpejti do të bëjnë publik dhe një plan për rritjen e pagave më tej.

Edi Rama: Situatë në të cilën kohë më shumë se asnjëherë tjetër nuk pret në raport me pagat. Edhe ata që e kanë një punë, mendojnë dhe jo rrallë edhe largohen nga ajo punë sepse kërkojnë më shumë. Pagat, çështje që lidhet me produktivitetin. A janë pagat pasqyrë e produktivitetit apo një qasje kapitaliste që është në skajin e vet sepse ne e kemi zgjedhur këtë sistem dhe nuk po vënë në pikëpyetje sistemin, por ama ajo që po shohim sot dhe po ndjejnë sot kompanitë se në fund të ditës nëse nuk ke me vete forcat e punës apo ata që realizojnë shërbimet, të gjitha të tjerat bëhen zero. Forcat e punës po fillojnë të mungojnë. “Kemi vende pune, por nuk kemi specialistë”, sot ka shkuar një hap më tutje “Kemi vende pune, por nuk kemi punëtorë”. Kjo kërkon reagim dhe përgjigje të shpejtë.

Po u rrit paga minimale do të falimentojë industria, nuk është e vërtetë. Duhet të mbarojë fillimi i shfrytëzimit deri në skaj i krahut të punës. Kjo që po bëjmë është një vendosje në krahun e punonjësve për të luftuar bashkë me sipërmarrësit shfrytëzimin e krahut të punës. Nuk e vendos më kjo zhvillimin sepse kjo faktikisht po godet palcën e ekonomisë që është forca e punës, po ul kapacitetet për punë.

Ne nuk mund të pranojmë që paga minimale nga Prilli do të jetë 40 Mijë Lekë të jetë njësoj edhe në ndërtim, e para sepse kjo nuk është më pagë, është shfrytëzim. Kjo është edhe e pavërtetë në raport me gjithë ciklin financiar të ndërtimit, është pasqyrë e shfrytëzimit. Qeveria në këtë sistem nuk vendos dot pagat, por askush nuk e ndalon qeverinë të ju thotë kompanive të ndërtimit se ju nuk merrni më leje ndërtimi, ju nuk pranoheni më në tendera, nëse keni punëtorë që paguhen nën një pagë të caktuar, e cila nuk duhet të jetë një pagë që vendosim ne, por duhet të jetë një pagë që del nga analiza e tregut dhe del nga vetë operatorët.

Rritja e pagës minimale na detyron të rrisim dhe pagat e tjera sepse duhet ai korrektimi i domosdoshëm, por nga ana tjetër rritëm pagat e mjekëve specialistë sepse nuk do të kemi më mjekë specialistë dhe në fund të ditës, qeveria është këtu për të garantuar se mjekët specialistë të jenë në dispozicion të publikut. Ne nuk do të vazhdojmë të financojmë masivisht koston e studimit për mjekët nëse nuk angazhohen të shërbejnë këtu për një kohë të caktuar sepse ne nuk financojmë më taksat e qytetarëve në mjekësi që ata të shkojnë dhe t’i shërbejnë popullit gjerman.

Qoftë e mjekëve, qoftë edhe paga të tjera të targetuara. Po bëjmë një analizë të thellë dhe së shpejti do të bëjmë publik dhe një plan për rritjen e pagave më tej. Nëse me mjekët specialistë u vendosëm në vendin e lartë të rajonit, këtë duhet ta realizojmë kudo dhe kjo kompani këtu është një shembull, nisur nga taksat e sigurimet shoqërore që ka paguar.