Kryeministri Edi Rama në një takim që po zhvillon me kryebashkiakët dhe ministrat Arbjan Mazniku, Albana Koçiu dhe Pirro Vengu tha se së shpejti do të prezantohet “paketa e maleve” që është një program për të mbështetur qytetarët që janë në emigracion apo që jetojmë në Tiranë dhe që duan ndihmë të investuar në shtëpitë e tyre për t’i kthyer në sipërmarrje biznesi turistik.
Sipas Ramës, “paketën e maleve” duhet ta përdorin si instrument kryetarët e bashkive për t’ i dhënë shtysë atyre që e kanë me mëdyshje.
“Do të prezantojmë atë që kemi quajtur “paketa e maleve”. Është program i ri për të mbështetur ata që janë jashtë dhe duan ndihmë për të investuar në shtëpitë e tyre për t’i kthyer në sipërmarrje biznesi turistik. Kur them jashtë, ata që janë në emigracion, apo ata që janë në Tiranë. Është goxha domethënëse dhe është paketë që duhet ta përdorni ju, duhet ta shfrytëzoni për t’i dhënë shtysë atyre që e kanë me mëdyshje. Është e rëndësishme që “paketën e maleve” ta përdorin si instrument kryetarët e bashkive sepse janë ata që kanë mundësi që të kenë një komunikim që është më nxitës”.