Tashmë mbajtja e maskës në mjediset e mbyllura është e detyrueshme dhe mosrespektimi i kësaj mase dënohet me gjobë. Kryeministri Edi Rama sërish ka bërë apel për mbajtjen e maskës.

Në një postim në profilin e tij në Facebook, Rama bën apel duke iu lutur qytetarëve për mbajtjen e maskës në ambientet e mbyllura kjo për të mbrojtur vetem dhe të tjerët.

Postimi i plotë i Ramës:

MIRËMËNGJES 
dhe me lutjen për mbajtjen e maskës në mjedise të mbyllura, që të mbroni veten, familjen, të afërmit dhe të tjerët rreth jush, ju uroj një ditë të mbarë
#ShëndetiMbiTëGjitha