Kryeministri Edi Rama i ka dalë sërish në mbrojtje deputetit socialist Taulant Balla i cili akuzohet nga demokratët si i përfshirë në çështjen "Xhisiela".

Përmes një postimi në Twitter, Rama e quan të pavërtetë akuzën e opozitës se kryetari i grupit parlamentar socialist ka qenë në komisariatin e Fushë Krujës për ti bërë presion nënoficerit Emiljano Nuhu lidhur me djalin e deputetit socialist Rrahman Rraja. 

"Nëse Taulant Balla ka qenë në komisariat me armë, Lulzim Basha ka qenë në pushtet me votë dhe Saliu ka qenë në Hollivud për të luajtur Pretty Woman. Paketa Antishpifje e vetmja mënyrë që ky karagjozllëk i madh politik e mediatik të mos kthehet në një normalitet të turpshëm" shkruan Rama ne Twitter.