Dhjetëra forca policie kanë shkuar paraditen e sotme në Mbrostra, Fier, në vendin ku do të ndërtohet spitali i ri, pasi atje ka shkuar kryeministri Edi Rama për të inspektuar nga afër punimet.
Mjetet e rënda janë duke punuar aktualisht në tokat ku do të ndërtohet spitali, duke shtruar sipërfaqen me çakull, në mënyrë që mjetet të hyjnë për të hapur themelet. Makina të Gradës së Republikës dhe Policisë së Fierit janë pozicionuar në gjithë segmentin rrugor që të çon te spitali.
Presidenti i Turqisë Rexhep Tayip Erdogan është angazhuar vetë për ndërimin e këtij spitali dhe i premtoi kryeministrit Rama se në 7 prill ai do të jetë gati. Në total do të kushtojnë 70 milion euro dhe do të ndërtohet nga ekipet turke.





