Kryeministri Edi Rama i ka bërë thirrje sërish kryedemokratit Lulzim Basha që të ulen në një tryezë të përbashkët.

Rama shkruan në Twitter se platforma e PD-së për bizneset për të kaluar situatën pas tërmeteve, përkon me atë të qeverisë.

"lulzimbasha_al një pjesë e sugjerimeve të publikuara lidhur me bizneset e dëmtuara në Durrës, përkojnë me propozimet e hartuara nga kryetari i Komitetit Kombëtar të Rindërtimit & Ministrja e Financave. Por vazhdoj të them se refuzimi i tryezës së përbashkët është gabim i madh", shkruan Rama.