Kryeministri Edi Rama ka shkarkuar nga detyra Avokaten e Përgjithshme të Shtetit, Alma Hicka, për arsye ende të paqarta.

Hicka morin postin e Avokates së Shtetit në Nëntor të vitit 2013 me vendim të Kryeministrit Edi Rama, detyrë në të cilën qëndroi për 5 vite.

Mësohet se me propozim të Ministrisë së Drejtësisë, në avokaturën e shtetit është emëruar Artur Metani, me profesion jurist.

Gjatë viteve të mëparshme ai ka shërbyer si këshilltar për dy ish-Presidentët Alfred Moisiu dhe Bamir Topi, ndërsa së fundmi si këshilltar i kryeministrit Edi Rama për sigurinë.