Tiranë 31 mars 2014 – Kryeministri Edi Rama është fotografuar nga qytetarët duke shkuar në punë në këmbë.  Në këto fotografi, që u shpërndanë me shpejtësi në Facebook, kryeministri është fotografuar ndërsa kalon Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, për të dalë tek Piramida, dhe më pas në Kryeministri. Kalimi i semaforit nga kryeministri në këmbë, për më tepër edhe i pa shoqëruar nga truproja, ka zgjuar kureshtje të madhe, duke bërë që një qytetar, i cili priste në semafor të bënte edhe këto fotografi.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/