Kryeministri Edi Rama ka qenë ditën e djeshme i pranishëm në inaugurimin e shkollës Luigj Gurakuqi.
Në fotot e shpërndara në ‘Facebook’, të bie në sy fotoja e kryeministrit hipur mbi një gomar lodre, teksa në dorë mban dy topa, një ngjyrë të kuqe dhe një blu.
“Dje në përurimin e shkollës se re Luigj Gurakuqi, një tjetër shembull kuptimplotë i një të vërtete shumë të thjeshtë, se shteti që kishim ishte më vete, nuk kishte lidhje fare me çfarë nevojash kishin njerezit e zakonshem dhe lere pastaj fëmijët me aftësi dhe nevoja speciale të kësaj shkolle.
Nuk u desh ndonjë mal me para, u desh thjesht dhe vetëm ndjeshmëria e nevojshme ndaj këtyre fëmijëve; u desh thjesht dhe vetëm vullneti i nevojshëm për ta transformuar këtë hapësirë, nga një ishull të harruar, në një ishull kaq të mrekullueshëm paqeje, ngjyrash dhe hapësirash për të gjitha nevojat e këtyre fëmijëve.
Kjo është veç një nga punët e shumta për Shqiperine që duam dhe shume pune mbeten ende për t’u bërë, që do të vazhdojmë të bëjmë shtet, për një Shqipëri në punë, ku shteti punon për njerëzit, ku njerëzit punojnë për vete dhe për shtetin dhe së bashku ngremë mirëqenien. Përbri zhurmës dhe llafeve nëpër kanale, nëpër portale, nëpër çadra, nëpër kafenetë e katundit politik e mediatik me 800 banorë, puna për Shqipërinë reale të 4 milionë e më shumë shqiptarëve, vijon përditë, papushim”, shkruan Rama.





