Ashtu siç ishte paralajmëruar, Kryeministri Edi Rama ka shkuar në Presidencisë ekzaktësisht në orën 11:00 për t’u takuar me kreun e shtetit.

Takimi është thirrur nga Presidenti Meta për të diskutuar për datën e zgjedhjeve.

Më pas do të jetë në zyrën e kreut të shtetit edhe kryetari i opozitës Lulzim Basha.

Më herët, Meta priti në takim edhe përfaqësues të forcave të tjera politike. 

Me ndryshimet e reja në kodin elektoral, mazhoranca dhe opozita ranë dakord që zgjedhjet e përgjithshme të mbahen në periudhën nga 15 prilli deri më 15 maj.