Gjatë mbledhjes së ditës së sotme të qeverisë, janë emëruar anëtarët e bordit të Agjencisë për Mbështetjen e Shoqërisë Civile.
Por, ajo që të bie në sy, është emri i Endri Fugës, mes 4 emrave të emëruar në këtë bord.
Fuga njihet si një nga njerëzit më të afërt të kryeministrit Edi Rama, që nga koha kur ka qenë në krye të bashkisë së Tiranës.
Me ardhjen në pushtet të Ramës në vitin 2013, ai u bë Drejtor i Departamentit të Komunikimit në Kryeministri.
Fuga njihet edhe si një nga njerëzit që ka pasur më shumë përplasje me ministrat, për shkak të moslejimit të tyre për të dalë në media.
Ndërsa, ditën e sotme, përveç postit që mban prej vitit 2013, ai tashmë do të jetë edhe anëtar i bordit të Agjencisë për Mbështetjen e Shoqërisë Civile.





