Fier, 2 maj 2014 – Kryeministri Rama ka shpërndarë sot 100 çertifikata pronësie të tokës për banorët në Frakull të Fierit. Në fjalën e tij para banorëve të pranishëm, Rama ka theksuar se ndarja e titujve të pronësisë, zotim i qartë i qeverisë, do t’i japë fund historisë së konflikteve dhe stërmundimit.
Duke u shprehur se ka mbajtur një zotim të bërë, kreu i qeverisë nënvizoi se “Do i japim titujt e pronësisë mbi bazën e ligjit 7501. kështu do t’i japim fund historisë së konflikteve e stërmundimit. Tokat kthehen në vlerë të qarkullueshme”.
Gjatë takimit me banorët e Frakullit Rama ishte i shoqëruar me ministrin e Bujqësisë Edmond Panariti.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





