Kryeministri Edi Rama ishte mes pacientëve të vegjël në Spitalin Pediatrik të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, në vigjilje të Krishtlindjeve.

Kryeministri Rama shpërndau dhurata për vogëlushët që aktualisht po marrin trajtim të specializuar mjekësor në Spitalin e ri.

Spitali Pediatrik i Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, ka hyrë në fazën e dytë të rehabilitimit me një investim prej 6,6 milionë eurosh me 120 shtretër.

Me fazën e dytë kompletohet i gjithë Korpusi i Spitalit Pediatrik këtu në QSUT.