Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e dielë me një vide nga rruga e re e Thethit. Kreu i qeverisë thotë se ajo ka qenë një kërkesë e banorëve të zonës.

Megjithatë përveç kësaj edhe një nevojë e vjetër për turizmin malor që përfaqëson Thethi.

“Mirëmëngjes, dhe me rrugën e re të Thethit, një kërkesë e kahershme e banorëve punëtorë, po edhe një nevojë e vjetër tanimë e përmbushur për atë shembëlltyrë të bukur të turizmit malor, ngritur në vite me mendjen e artë e me duart e palodhura të banorëve të zonës, ju uroj një të diel të qetë”, shkruan Rama.