Kryeministri Edi Rama ka publikuar mëngjesin e sotëm projektin 3D të parkimit modern multifunksional që do të ndërtohet në qytetin e Durrësit.

Parkimi multifunksional do të ndërtohet pranë stacionit të trenit, dhe do të jetë një godinë me 5 kate dhe 400 vende parkimi.

Gjitashtu do të këtë hapësira për shërbime dhe evente të tjera. Një risi në ndërtimin e këtij parkimi do të jetë sigurimi i energjisë elektrike përmes paneleve diellore.

“MIRËMËNGJES 😊dhe me projektin e Parkimit modern Multifunksional pranë stacionit të trenit në Durrës, projekt i Fondit Shqiptar të Zhvillimit dhe Bashkisë Durrës, ku përveç 400 vendeve për parkim, do të ketë edhe hapësira për shërbime dhe evente të ndryshme, e ku energjia do të sigurohet nga 1500m2 panele diellore, ju uroj një javë të mbarë🙏“, shkruan Rama.