Një tjetër qendër shëndetësore është rindërtuar. Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë në faqen e tij zyrtare në Facebook pamje nga qendra shëndetësore në Ishëm, e cila është ringritur pas tërmetit.
Kreu i qeverisë thotë se qendra është me standardet më të mira dhe do të marrin shërbim 8 mijë banorët e zonës, por edhe turistët që do të vijnë këtë vit.
“Dhe me një tjetër qendër shëndetësore, atë të Ishmit, e ringritur nga rrënojat e tërmetit, me standardet më të mira për 8000 banorët e kësaj zone dhe turistët që do të jenë më të shumtë këtë sezon veror, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.





