Kryeministri Edi Rama e ka nisur këtë të martë me një postim në lidhje me Rally Albania. Kreu i qeverisë është shprehur se 330 garues nga 26 shtete të ndryshme përshkruan 1900 kilometra.
“Dhe me këta 330 garues nga 26 shtete, të cilët përshkuan mbi 1900 kilometra në vijën spektakolare DURRËS – DRAGOBI – POGRADEC – BERAT – TIRANË, duke i dhënë jetë aventurës me numrin më të madh të pjesëmarrësve në historinë e “Rally Albania”, ju uroj një ditë të mbarë”, u shpreh Rama në Facebook.





