Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me postimin e mëparshëm të kryedemokratit Lulzim Basha.

Teksa shpërndan postimin e Bashës në Twitter, Rama shkruan me ironi:

“…dhe një kryeministër që flet në gjumë dhe fle në këmbë.”

“Përfytyroni një qeveri që punon për njerëzit, që jep ndihmë financiare për çdo familje. Një qeveri që ka një plan kundër pandemisë, që investon tek shëndetësia.”, shkruante ndër të tjera pak më parë në rrjete sociale, kreu i PD-së.