Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur deklaratës së Rektorit të Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni.
Në një postim në Twitter, kreu i qeverisë e paralajmëron rektorin Koni se shumë shpejt do të jetë auditor më auditor, ndërsa nuk kursen epitetet fyese ndaj tij.
“Zoti Rektor i UT, unë e mëshiroj pafytyrësinë Tuaj të dyfytyrtë dhe reagimin Tuaj tipik për burrat rrëshqanorë! Sidoqoftë, unë shumë shpejt do të jem auditor më auditor, ku shpresoj të keni kurajon të m’i thoni në sy veshëgjatësitë e shkruara në reagimin Tuaj që flet vetë për Ju.”





