Kryeministri Edi Rama thekson se kapaciteti i qendrës akomoduese të emigrantëve që vijnë nga Italia në Gjadër, është 3000 dhe pasi t’u shqyrtohet kërkesa do të largohen sërish drejt vendit fqinj.
“Në këtë pikë ka pasur shumë konfuzion, që jo vetëm nuk ka ndeshur në refuzim të BE, por është konsideruar si një përpjekje për t’u ndjekur në vijim dhe si proces për t’u vlerësuar hap pas hapi.
Kancelari i Gjermanisë, është shprehur se kjo marrëveshje ka interes të veçantë për vetë Gjermaninë. Ne nuk jemi vend i BE-së, po jemi një vend evropian. Nuk është vepra jonë harta aktuale e BE-së. Shqipëria është e vetmja që ka dy kufij, një të brendshëm, një të jashtëm.
Fakti që ne po sillemi si duhet të silleshin vendet e BE-së që ka një legjislacion të veçantë për rishpërndarjen, se kur një emigrant shkel në Lampeduza, shkel në të gjithë BE-në. Rishpërndarja do të thotë që të gjitha vendet marrin barrën e tyre për të menaxhuar gjithë këtë fluks njerëzish.
Kjo qendra këtu bën zhurmë të madhe vetëm për faktin që nuk jemi në BE. Se po të ishte në një vend të BE-së do të ishte normale, këtu cilësohet Guantanamo.
Keni dëgjuar ju të vemë kujën ne dhe t’i hedhim në det, se nuk i merr Amerika. Edhe ne ishim dikur afgan, kështu është jeta. Italia na kanë dhënë shumë nëse kemi mundësi të japim pak.
Vetëm 3 mijë vende janë, kur të lirohen vendet, do zëvendësohen po ato”.