Kryeministri Rama vendosi që ta shpjegojë përmes një filxhani faktin se përse u shkarkuar Fierza, ndërkohë që më herët KESH ka blerë energji me çmim më të shtrenjtë dhe e ka shitur më lirë.

Sipas Ramës, i cili tha se filxhani, pra baseni i HEC-it nuk mund të mbushej më shumë se sa lejohej pasi mund të shembej diga.

Rrjedhimisht sipas tij, kur ka shumë prurje ose duhej derdhur uji duke hapur digat ose duhej shitur.

Për këtë arsye sipas tij është shitur energji me çmim të lirë në kohët me shi dhe është blerë më shtrenjtë në kohëra të thata.