Gjatë konferencës së sotme, kryeministri Edi Rama shpjegoi trëndafilin e qëndisur në maskën e tij.

Rama tha se ka zgjedhur të vendosë trëndafilin e socialistëve të 25 prillit ndërsa ironizoi presidentin Ilir Meta se mund të vendosë Vojo Kushin

“Unë kam zgjedhur të vë trëndafilin e socialistëve të 25 prillit. Ilir mund të vërë Vojo Kushin. Maska prodhohet vetë, është një mbrojtëse tekstili. Nuk duhet të harxhosh asgjë” – tha Rama.