Kryeministri Edi Rama ka uruar për ekperiencën e re të nisur sot nga Christian Panucci. 

Rama e uron dhe i shpreh besimin e plotë se italiani do të tregojë vlerat e tij.

"Le të urojmë që traineri i ri i kuqezinjve, Christian Pannuci, një kampion i madh në fushë dhe një lider i ri në stol, do ta mbajë me sukses barrën e rëndë të trashëgimisë së De Biazit" postoi Rama në Facebook.

Panucci duke filluar që sot do të jetë trajneri i ri i kombëtare shqiptare me një kontratë 2 vjet e 4 muaj dhe do të përfitojë 20.000 euro në muaj.