Të enjten në Kuvend do të mbahet seanca për votimin e reformës në drejtësi. Kryeministrit Edi Rama, është i bindur se reforma në drejtësi do të miratohet nesër.
“Reforma o do votohet o do votohet! Historia nuk ndalet dot me manovra në xunkth, thirrja e saj shemb çdo mur shurdhërie. Ky vend është i popullit dhe ky popull i përket Europës!”, shkruan Rama në rrjetet sociale.
Kjo deklaratë e kryeministrit, vjen një ditë para se reforma në drejtësi të votohet në Parlament. Drafti kushtetues është pika e parë e rendit të ditës për seancën e nesërme, ndërsa kreu i PD, Lulzim Basha ka deklaruar se opozita do ta votojë në parim.





