Pas ministres për Evropën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka edhe kryeministri Edi Rama e ka mohuar lajmin e mediave angleze që Shqipëria do të kthehet në një kamp refugjatësh.

Rama ka përjashtuar çdo lloj mundësie që Shqipëria të ndërtojë kampe në territorin e saj për emigrantët e vendeve të pasura.

Nuk jam këtu për të shpjeguar se pse i bëjnë këto. Meqë më pyesni, Shqipëria nuk do të jetë kurrë një vend ku vende shumë të pasura do të krijojnë kampe për refugjatët e tyre, asnjëherë.“, tha Rama.