TIRANË- Partia Socialiste po zhvillon një aktivitet për fenomentin e dhunës ndaj gruas. Në fjalën e tij kryesocialsiti Rama e vuri edhe njëherë theksin tek rritja e kriminalitetit në vend. Sic tha ai, “Shifrat e krimit sot janë më të lartat të ndodhura ndonjëherë përjashtuar vitin 1997”.
Për Ramën, “Shqipërisë sot nuk i mungojnë 3 ,ligje për të hyrë në Europë, por i mungojnë 3 pushtete”.
“Shqipërisë nuk i mungojnë tre ligje për të hyrë në Evropë, por tre pushtete; pushteti legjislativ që është peng i ekzekutivit, ekzekutivi që është peng i korrupsionit dhe gjyqësori që është peng i korrupsionit dhe ekzekutivit”, tha ai.
Sipas kryesocialistit dhuna në shoqëri është një problem kompleks që lidhet me shumë aspekte të jetës.
“Domosdoshmëria për ta kthyer shtetin në detyrë dhe për të zbrapsur krimin është vetëm njëra anë e medaljes, sepse dhuna i ka rrënjët tek problemet sociale, tek ekonomia, varfëria papunësia, tek analfabetizmi, duhet të veprojmë konkretisht, me këtë problem duhet përballur drejtpërdrejt”, tha ai.
Xhaçka: Dhuna ndaj grave, mosfunksionim i ligjit
Në fjalën e saj deputetja e Partisë Socialiste Olta Xhacka tha se gjatë vitit 2012-të që lamë pas 27 gra kanë humbur jetën si pasojë e dhunës në familje.
Sipas saj mosndëshkueshmëria e dhunuesve ka bërë që numri i grave të dhunuara të rritet nga viti në vit.
“Ky fenomen është përgjegjësi e të gjithë neve, por mbi të gjitha e qeverisë për të ndërmarrë masat e duhura. Mungon vullneti i atyre që qeverisin për të ndaluar rastet e dhunës. Kryeministri i pari të mos përdorë fjalët më të shëmtuara për ndonjë grua, që kryetarja e Parlamentit të mos heshtë. Heshtja nuk u shërben atyre që ikën dhe sot vuajnë dhunën”, tha ajo.