TIRANE, 12 prill 2013– Këtë të diel, kreu i Partisë Socialiste Edi Rama do të jetë në Prishtinë. Ndalesa e tij do të jetë në Bibliotekën Kombëtare të Prishtinës ku kryesocialisti do të mbajë një takim me temë “Shqipëria, Kosova dhe Rajoni pas 23 Qershorit”.

Duket se pas prezantimit të programit qeverisës për një “Rilindje Shqiptare”, kreu i PS-së ka vendosur ta shtrijë fushatën edhe në Kosovë.

Një prej premtimeve që kreu i opozitës ka bërë gjatë prezantimit të programit është edhe bashkimi ekonomik me Kosovën.

/m.b. Agjencia e lajmeve "Dyrrah"/