TIRANE, 18 dhjetor 2013- Kryeministri, Edi Rama tha sot se vendimi djeshëm i këshillit për shtyrjen e statusit nuk ishte vendimi më i mirë, por ky vendim shtoi ai, rrit vendosmërinë tonë për reformat të thella shtetndërtuese me ndryshime rrënjësore dhe cilësore në çdo fushë, në mënyrë që gjithkush në Shqipëri të prekë ndryshime. Ashtu siç kishte paralajmëruar kryeministri doli ne nje deklarate per shtyp ne oren 19:30.

“E kemi thënë kaherë dhe dua ta përsëris, për ne procesi nuk është udhëtim për diku jashtë, por rrugëtim brenda nesh për ta ndërtuar Shqipërinë europiane këtu, me rrugë, shkolla, shërbime publike, rend dhe siguri. Me vjen mirë që puna e sapunisur e qeverisë është vlerësuar dje me nota pozitive nga të gjithë, ashtu sikundër padyshim më vjen keq që opozita ka ndërmarrë me një frymë një përpjekje qesharake për të fajësuar qeverinë e re.”- theksoi Rama.

Nuk kishim ndërmend të festonim, tha kryeminsitri, duke shtuar se, këtë ua kishte bërë të ditur të gjithë partnerëve, nese vendimi do të ishte “Po”, ndërsa shtoi se qeveria nuk ka ndërmend të hyjë në atë që ai e quajti “lojën e vjetër të fajësimit të opozitës.”

“Le të jetë e qartë në këtë moment, ajo çka kemi ndjerë e dëgjuar nga pjesa më hezituese, që na e kanë shprehur qysh në fillim nevojën e tyre për më shmë kohë për të vendosur për statusin, pasi e kanë ende shumë të freskët në kujtesë qeverisjen e shkuar të ligjeve të shumta dhe vullnetit të pakët, sidomos në luftën kundër krimit dhe korrupsionit.

Në kaq pak kohë theksoi kryeministri në deklaratën e tij, ne u dhamë dhe më hezituesve, provat se Shqipëria e pas 23 qershorit meritonte më shumë. Morëm, tha ai, si asnjëherë tjetër mbështetje publike nga shumë vende anëtare. Rama theksoi se përcaktimi i qershorit si moment për të vendosur me një afat më të shkurtër se zakonisht (dhjetori), erdhi si rezultat i provave bindëse që dhamë në më pak se tre muaj qeverisje.

Rama tha gjithashtu se nuk mund të rrijë pa shprehur edhe se procesi historik i zgjerimit, dhe fati evropian i vendeve në proces, siç është edhe Shqipëria, të ndërlikohet nga rrethana të brendshme politike apo vigjilje fushatash elektorale.

Kryeministri theksoi se përpjekja për ndërtimin e Shqipërisë evropiane vazhdon pa u ndalur dhe pa humbur kohë në rrugën e fatit tonë të shkruar evropian.

“Itegrimi evropian nuk është një provim para të tjerëve, por një sprovë për veten.”- tha Rama.